Njësia për planifikim strategjik, krijim, politika dhe monitorim

Sigurimi i kornizës strategjike për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të sistemit arsimor

Marrja e vendimeve të informuara dhe drejtimi efikas i burimeve

Obvrsat dhe kompetencat

Roli kryesor i Njësisë është të sigurojë kornizën strategjike për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të sistemit arsimor. Kjo përfshin:

  • Koordinimin e hartimit të Planit Strategjik dhe monitorimin e zbatimit të tij të vazhdueshëm, vlerësimin e rezultateve të arritura dhe raportimin;
  • punë studimore-analitike në lidhje me përcaktimin e prioriteteve strategjike të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit;
  • monitorimin e zbatimit të prioriteteve strategjike të Byrosë dhe të Qeverisë;
  • organizimin dhe inicimin e bashkëpunimit me ministrinë në procesin e përgatitjes së vendimit për përcaktimin e prioriteteve strategjike dhe dhënien e propozimeve me masa;
  • monitorimin e problemeve sistemike dhe aktuale që shfaqen gjatë zbatimit të prioriteteve strategjike, përpunimin profesional të çështjeve që janë me rëndësi për zbatimin e dispozitave ligjore;
  • përgatitjen e tezave për hartimin e rregulloreve ligjore dhe akteve të tjera, akteve të përgjithshme dhe punëve informative-analitike;
  • përgatitjen e analizave, raporteve dhe informatave në lidhje me planifikimin strategjik.

Udhëheqës i njësisë

Merzije Gashi Sulejmani