Lista e re e lektyrave për arsimin fillor nëntëvjeçar do të fillojë të zbatohet nga viti shkollor 2026/2027. Lista e lektyrave është plotësuar me tituj të rinj nga autorë vendas dhe të huaj, me qëllim ndjekjen e standardeve të programeve, përkatësisht interpretimin e përmbajtjeve letrare dhe lidhjen e leximit me jetën reale, pasurimin e fjalorit dhe krijimin e shprehive të leximit te nxënësit. Përvoja e leximit ndihmon në formimin e personalitetit, ndikon në mendimin kritik dhe në kapacitetin për të nxënë, si dhe kultivon ndjenjën për estetikë.
Së bashku me listën e lektyrave jepen edhe udhëzime për realizimin e tyre sipas periudhave arsimore, të cilat përfshijnë aktivitete të rekomanduara, një qasje të përshtatur zhvillimore dhe orientime për punën me lektyrën në përputhje me rezultatet e pritura е të nxënit sipas klasave.