Më 14 prill 2026, në ambientet e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, për herë të parë u nënshkrua një Marrëveshje Kolektive ndërmjet Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, e përfaqësuar nga drejtoresha mr. Millka Trimçevska, dhe Sindikatës së SADSh-së, e përfaqësuar nga kryetari Bllagoja Rallpovski, si dhe Organizata Sindikale e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, e përfaqësuar nga kryetarja Vesna Popova.
Nënshkrimi i Marrëveshjes kolektive përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e dialogut social, transparencës dhe partneritetit ndërmjet punëdhënësit dhe sindikatës, në interes të të punësuarve dhe të funksionimit efikas të institucionit.
Zbatimi i saj do të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të të drejtave, kushteve të punës dhe sigurisë sociale të të punësuarve në institucion.
Kjo Marrëveshje kolektive është rezultat i një dialogu social konstruktiv dhe i një angazhimi të përbashkët për krijimin e një institucioni efikas dhe bashkëkohorë, i cili vazhdon të përmbushë rolin e tij kryesor në zhvillimin e arsimit.

