Organizimi

Pasqyrë e strukturës së brendshme dhe hierarkisë së institucionit. Informacione për sektorët, njësitë dhe ekipet përgjegjëse për zbatimin e politikave arsimore

Organizimi i brendshëm i Byrosë rregullohet në përputhje me kompetencat e saj, zhvillimin e rrjetit të shkollave, si dhe gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi.

Organizimi

Byroja për Zhvillimin e Arsimit është organ i administratës në përbërje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me cilësinë e personit juridik dhe kryen punë profesionale me rëndësi për zhvillimin dhe avancimin e edukimit dhe arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Selia e Byrosë është në Shkup. Për kryerjen e punëve nga kompetenca e Byrosë jashtë selisë, veçanërisht për kryerjen e punës këshilluese profesionale dhe punës instruktive-mentoriale të kuadrit edukativo-arsimor dhe udhëheqës, janë formuar njësi organizative në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Koçan, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.

Udhëheqja

Me Byronë për Zhvillimin e Arsimit udhëheq drejtori i cili i ka të drejtat dhe detyrat e funksionarit që udhëheq me organ të administratës shtetërore.

Organogrami