Në pajtim me kompetencat ligjore, Byroja e Zhvillimit të Arsimit realizon akreditimin e programeve të trajnimit dhe ofruesve të shërbimeve. Me qëllim të vendosjes së një sistemi të qëndrueshëm për zhvillimin profesional të kuadrit edukativo – arsimor në shkolla në përputhje me nevojat për trajnim të kuadrit edukativ – arsimor që dalin nga neni 25 paragrafi 2, neni 52 paragrafi 2 të Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, Byroja e Zhvillimin të Arsimit përpiloi Katalogun e programeve të akredituara të trajnimit dhe ofruesit e akredituar të shërbimeve të trajnimit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional nga shkollat fillore. Përmes shkollave, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional zgjodhën dy trajnime sipas planit të tyre personal për zhvillim profesional. Trajnimet do të fillojnë të realizohen sipas dinamikës së përcaktuar.
Katalogu i programeve të akredituara të trajnimit për mësimdhënësit e shkollave fillore