Trajnim me përparësi i akredituar për bashkëpunëtorët profesionalë të shkollave fillore

yroja e Zhvillimit të Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën për marketing dhe reklamim GLOBAL NET ADV SHPKNJP – Shkup, filloi zbatimin e programit me përparësi të akredituar të trajnimit me temë: ”Trajnim i avancuar për metodat, teknikat dhe instrumentet e këshillimit dhe orientimit profesional të nxënësve”.

Më 22 maj, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, në bashkëpunim me Shoqatën për marketing dhe reklamim GLOBAL NET ADV SHPKNJP – Shkup, filloi zbatimin e programit me përparësi të akredituar të trajnimit me temë: ”Trajnim i avancuar për metodat, teknikat dhe instrumentet e këshillimit dhe orientimit profesional të nxënësve”.

Trajnimi ka të bëjë për aftësimin profesional të bashkëpunëtorëve profesionalë të shkollave fillore, me qëllim të avancimit të kompetencave të tyre për zbatimin e qasjeve dhe mjeteve bashkëkohore në procesin e marrjes së vendimeve të informuara për karrierën nga nxënësit, si dhe për mbështetjen e nxënësve në zhvillimin e tyre arsimor dhe profesional.

Programi i trajnimit realizohet gjatë dy ditëve, me një kohëzgjatje të përgjithshme prej 10 orësh.

Sipas dinamikës së paraparë, trajnimi do të përfundojë plotësisht deri në mesin e muajit qershor, me ç’rast do të përfshihen rreth 900 bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat fillore në të gjithë vendin.