Literaturë dhe burime profesionale
Detyrat kryesore të sektorit
Propozon formularë për evidencën dhe dokumentacionin pedagogjik për arsimin fillor dhe të mesëm, të botojë (në formë të shtypur dhe/ose elektronike) evidencën dhe dokumentacionin pedagogjik, të hartojë Planin Botues të Byrosë, doracakë dhe materiale të tjera didaktike që kanë funksion për avancimin, modernizimin dhe zhvillimin e edukimit dhe arsimit dhe të zhvillojë përmbajtje digjitale për realizim cilësor të mësimdhënies.
Veprimtaria e sektorit realizohet edhe përmes:
- botimit të programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm; udhëzimeve didaktiko-metodike për mësimdhënien;
- doracakëve që janë në funksion të programeve mësimore;
- përmbledhjeve nga seminaret dhe këshillimet; analizave për zhvillimin e arsimit;
- revistës shkencore-profesionale për teorinë dhe praktikën në edukim dhe arsim; publikimeve monografike;
- praktikumeve dhe veprave të tjera profesionale;
- zgjedhjes së përmbajtjeve digjitale adekuate, hartëzimit, përshtatjes, përkthimit dhe vendosjes së tyre në portalin përkatës të uebit;
- përgatitjes, grupimit, përdorimit të përmbajtjeve digjitale në arsimin fillor dhe të mesëm; vlerësimit të zbatimit të përmbajtjeve digjitale me qëllim të përmirësimit të tyre;
- krijimit të kurseve online dhe organizimit të mbështetjes profesionale të këshilltarëve për realizimin e kurseve online;
- përditësimit të ueb-faqes së BZHA-së me të dhëna për organizimin dhe zbatimin e kurseve online si dhe për përmbajtjet digjitale të zhvilluara;
- kryerjes së redaktimit gjuhësor, lekturës dhe korrekturës së materialeve profesionale dhe të tjera që i boton Byroja;
- mirëmbajtjes së sistemit informativ, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të rrjetit kompjuterik.
Struktura e sektorit
Njësia për veprimtari botuese dhe dokumentacion pedagogjik
Grumbullimi i të dhënave nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë për numrin e nxënësve dhe numrin e paraleleve sipas gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi.
Njësia për zhvillimin e përmbajtjeve digjitale dhe kurseve online
Përzgjedhja e përmbajtjeve digjitale adekuate, hartëzimi, përshtatja, përkthimi dhe vendosja e tyre në portalin përkatës të uebit.
Udhëheqës i sektorit