Sektori për monitorim dhe vlerësim të arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve përfaqëson një pjesë themelore të misionit të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, i përkushtuar ndaj sigurimit dhe avancimit të cilësisë së procesit edukativo-arsimor në vend
Detyrat kryesore të sektorit
Puna e sektorit bazohet në parimin e mbikëqyrjes dhe analizës së vazhdueshme, përmes së cilës kryhet vlerësimi i arritjeve të nxënësve, cilësisë së mësimdhënies dhe efektit të përgjithshëm të politikave arsimore. Duke ndjekur trendet ndërkombëtare dhe duke mbështetur shkollat në procesin e vetëvlerësimit, ky sektor kontribuon drejtpërdrejt në krijimin e një sistemi arsimor bashkëkohor, efikas dhe konkurrues.
Aktivitetet e sektorit janë të orientuara drejt grumbullimit sistematik të të dhënave dhe përdorimit të tyre si bazë për zhvillimin dhe përmirësimin e të gjitha aspekteve të arsimit. Fushat kryesore të veprimit përfshijnë:
- Monitorimi i studimeve dhe testimeve ndërkombëtare: Studim aktiv i arritjeve dhe metodologjive të studimeve arsimore ndërkombëtare relevante, me qëllim analizën dhe zbatimin e praktikave më të mira botërore në sistemin arsimor kombëtar.
- Zbatimi i vlerësimit: Proces i vazhdueshëm i vlerësimit të arritjeve të nxënësve, cilësisë së realizimit të mësimdhënies, zbatimit të metodave dhe teknikave mësimore, si dhe efektivitetit të përgjithshëm të procesit edukativo-arsimor.
- Analiza dhe avancimi: Përdorimi i rezultateve dhe njohurive nga vlerësimi si bazë objektive për krijimin e rekomandimeve, vendosjen e qëllimeve zhvillimore dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme për avancimin e praktikës mësimore.
- Mbështetje për shkollat: Zhvillimi, përgatitja dhe ofrimi i mbështetjes profesionale për shkollat fillore dhe të mesme në procesin kyç të vetëvlerësimit dhe gjatë hartimit të planeve të tyre zhvillimore.
Struktura e sektorit
Struktura e sektorit
Shkup
Njësitë rajonale
Tetovë, Gostivar, Ohër, Kavadar, Prilep, Veles, Kumanovë, Shtip dhe Strumicë
Ndihmësudhëheqës i sektorit
mr. Oliver Stanojoski
Dokumente publike për shkarkim
Dokumenti “Udhëzime për përmirësimin e mësimdhënies” u dedikohet mësimdhënësve të shkollave të mesme, me theks të veçantë te ata që realizojnë programe mësimore për vitin e parë. Ai ofron udhëzime praktike për zbatimin e metodave bashkëkohore në mësimdhënie, me fokus në zhvillimin e kompetencave si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe shkrim-leximi digjital. Përmes integrimit të lëndëve të ndryshme dhe shembujve realë, mësimdhënësit mund t’i motivojnë nxënësit dhe t’i përmirësojnë rezultatet e tyre akademike.
Shembujt në dokument janë dizajnuar me kujdes sipas programeve mësimore për vitin e parë, duke përfshirë detyra dhe aktivitete që e lidhin të mësuarit me sfidat e përditshme. Ky qasje mundëson një proces mësimor dinamik, i cili jo vetëm që përgatit nxënësit për sukses në testimet ndërkombëtare si PISA, por i pajis ata me shkathtësi të nevojshme për jetë dhe punë në shekullin 21.