Sektori për logjistikë në Byronë e Zhvillimit të Arsimit është përgjegjës për kryerjen e punëve studimore-analitike, administrative dhe teknike që sigurojnë funksionimin e pandërprerë dhe harmonizimin ligjor të punës së Byrosë
Detyrat kryesore të sektorit
Hartimi dhe harmonizimi i akteve normative-juridike (rregullore, udhëzime, procedura) që lidhen me veprimtarinë e Byrosë.
Pjesëmarrja në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e arsimit.
Organizimi i procedurave për sigurimin e shërbimeve që lidhen me hartimin dhe modernizimin e programeve mësimore, akreditimin dhe programet e trajnimit për kuadrin edukativo-arsimor dhe udhëheqës.
Mbështetje në zbatimin e hulumtimeve themelore në arsim.
Përgatitja dhe monitorimi i buxhetit të sektorit, me propozim për shpërndarjen optimale të mjeteve.
Koordinimi dhe komunikimi me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, institucionet e tjera shtetërore, organet gjyqësore dhe vetëqeverisjen lokale.
Mbështetje administrative, duke përfshirë pranimin dhe shpërndarjen e postës dhe pranimin e palëve.
Struktura e sektorit
Njësia për punë normative-juridike dhe të zyrës
Njësia merret me detyra profesionale-analitike dhe administrative që lidhen me punën normative-juridike të Byrosë
Njësia për prokurime publike dhe punë të përgjithshme
Njësia është kompetente për zbatimin e prokurimeve publike dhe sigurimin e shërbimeve të përgjithshme administrative dhe teknike
Udhëheqës i sektorit
Marija Isovska
Ndihmësudhëheqës i sektorit