Konviktet e nxënësve janë institucione edukativo-arsimore të dedikuara për nxënësit që ndjekin shkollimin jashtë vendbanimit të tyre
Byroja e Zhvillimit të Arsimit, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, përveç ndjekjes së punës së shkollave, ndjek dhe avancon edhe punën e konvikteve të nxënësve. Në kompetencë të saj janë hartimi i Planit dhe Programit për punën edukativе-arsimore, udhëzimet për zbatimin e tij, si dhe ndjekja dhe përmirësimi i punës së edukatorëve dhe kuadrove të tjera profesionale.
Konviktet e nxënësve janë institucione edukativo-arsimore të dedikuara për nxënësit që ndjekin shkollimin jashtë vendbanimit të tyre. Veprimtaria e tyre rregullohet me Ligjin për Standardin e Nxënësve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 52/2005), ku në nenin 9 thuhet:
Konvikti i nxënësve është institucion që u siguron nxënësve akomodim, ushqim, punë edukativе-arsimore, kujdes shëndetësor, veprimtari kulturore-argëtuese, sportive-rekreative dhe veprimtari të tjera.
Edhe pse janë institucione edukativе-arsimore, konviktet nuk funksionojnë njësoj si shkollat, por kanë një organizim dhe teknologji të veçantë pune që realizohet sipas një plani dhe programi të veçantë pune, të miratuar nga ministri i Arsimit. Me programin e punës në konvikte theksohet komponenta humaniste-zhvillimore si dhe nevojat dhe interesat individuale të nxënësve. Përmes marrëdhënieve bashkëpunuese, respektit dhe mbështetjes së ndërsjellë, komunikimit të hapur dhe respektimit të personalitetit, nxënësit dhe prindërit marrin ndihmë për arritjen e një zhvillimi më të mirë personal dhe sukses më të madh në të nxënë.
Programi i punës në konviktet e nxënësve përfshin disa fusha veprimi:
- edukimin fizik dhe shëndetësor;
- zhvillimin intelektual i personalitetit;
- edukimin estetik;
- edukimin për punë dhe puna shoqërore e dobishme;
- edukimin qytetar;
- kohën e lirë dhe aktivitetet e lira të nxënësve.
Përveç këtyre fushave, në konvikte realizohen edhe ndjekja, vlerësimi dhe përmirësimi i procesit edukativo-arsimor, veprimtaria shoqërore-kulturore, si dhe bashkëpunimi me prindërit dhe shkollat që ndjekin nxënësit.
Veprimtarinë edukativo-arsimore, përkatësisht planin dhe programin e punës edukativo-arsimore në konviktet e nxënësve, e realizojnë edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesionalë, si pedagogë, psikologë dhe bibliotekistë. Edukatorët në konvikte kryejnë drejtpërdrejt punën edukativе-arsimore me nxënësit dhe realizojnë qëllimet dhe detyrat e programit, ndërsa bashkëpunëtorët profesionalë punojnë në fushën pedagogjike-psikologjike, bibliotekare dhe fusha të tjera profesionale, duke kontribuar në procesin edukativo-arsimor.
Sipas Ligjit, konviktet për nxënësit e arsimit fillor nuk janë institucione të pavarura, por funksionojnë në përbërje të shkollave fillore, ndërsa konviktet për nxënësit e arsimit të mesëm mund të jenë në përbërje të një shkolle të mesme ose të funksionojnë si subjekte juridike të pavarura.
Lista e konvikteve të nxënësve
- Konviktet e nxënësve të arsimit fillor
- Konviktet e nxënësve të arsimit të mesëm:
- institucione të pavarura;
- në përbërje të një shkolle të mesme.
- Konviktet për nxënës me nevoja të veçanta:
- konvikte për nxënës të arsimit fillor;
- konvikte për nxënës të arsimit të mesëm.