Byroja e Zhvillimit të Arsimit shpall konkurs për përzgjedhjen e autorëve/ekipeve të autorëve për hartimin e doracakëve për mësimdhënësit dhe materialeve mësimore për nxënësit e klasës VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar, për këto lëndë mësimore:
1.1 Arsimi muzikor për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar;
1.2 Arsimi figurativ për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar;
1.3 Arsimi fizik dhe shëndetësor për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar;
1.4 Informatika për arsim teknik për klasën VIII në arsimin fillor nëntëvjeçar.
Autorët/ekipet e autorëve do të përzgjidhen dhe do të renditen sipas këtyre kritereve:
Përgatitja profesionale dhe kualifikimet – 90 pikë
- Autor i doracakëve për mësimdhënës dhe materialeve për nxënës mund të jetë një person me arsim të përfunduar së paku të lartë në fushën përkatëse, përkatësisht me arsim adekuat të përcaktuar në normativin e programit mësimor për lëndën për të cilën ka të bëjë doracaku/materiali, dhe që ka përvojë si mësimdhënës në arsimin fillor ose si mësimdhënës/bashkëpunëtor në arsimin e lartë, në kohëzgjatje të paktën një vit.
- Autori, përkatësisht ekipet e autorëve, mund të përfshijnë edhe persona me arsim të lartë nga një fushë e afërt me lëndën mësimore, të cilët kanë përvojë në hartimin e doracakëve/materialeve, materialeve mësimore dhe/ose didaktike.
Përvojë në përpilimin e doracakëve dhe /ose materiale mësimore – 10 pikë
- Kandidati dërgon dëshmi adekuate: kopertinë, impresum, vërtetim për porositës ose ngajshëm.
- Pikët sipas numrit të doracakëve të përpiluar të dorëzuar dhe /ose materiale mësimore:
- 1-5 materiale/doracakë të hartuar: 5 pikë
- 6 dhe më tepër materiale/doracakë të hartuar: 10 pikë
Nga autorët/ekipet e autorëve pritet:
- të hartojnë materiale mësimore në përputhje me programin mësimor;
- të bazojnë të gjitha përmbajtjet në njohuri bashkëkohore, shkencërisht të bazuara dhe të rëndësishme, ndërsa shembujt dhe aktivitetet të jenë interesante për nxënësit dhe të lidhura me përvojat e tyre;
- përmes materialeve mësimore të promovohet barazia, respekti ndaj dallimeve në çdo bazë dhe gjithëpërfshirja, si dhe respektimi i të gjitha komuniteteve etnike në shtet, me qëllim mbështetjen e integrimit ndëretnik;
- të kenë nivel të lartë kreativiteti dhe efikasiteti në punë në kushte të afateve të shkurtra;
- të jenë të motivuar, me iniciativë vetjake dhe të punojnë në mënyrë efikase sipas udhëzimeve të Byrosë së Zhvillimint të Arsimit.
Afati përfundimtar për përgatitjen dhe dorëzimin e doracakëve për mësimdhënës dhe materialeve për nxënësit është deri më 10.04.2026. Doracakët për mësimdhënësit dhe materialet mësimore duhet të jenë të përpunuara teknikisht dhe të mos tejkalojnë katër tabakë autorësh. Përveç dorëzimit në formë të shtypur, ato duhet detyrimisht të dorëzohen edhe në USB.
Shënim: Nëse doracakët dhe materialet përmbajnë imazhe me tekst, ato duhet të jenë në format të editueshëm.
Renditja dhe përzgjedhja e autorëve/ekipeve të autorëve do të bëhet nga komisioni i formuar nga drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit.
Pas përzgjedhjes së kandidatëve do të lidhen kontrata, në përputhje me Rregulloren për mënyrën, procedurën dhe kriteret për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe përcaktimin e shumës së honorareve autoriale dhe kompensimeve për shërbime të tjera, përkatësisht Rregulloren për veprimtarinë botuese të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit.
Konkursi zgjat 5 (pesë) ditë pune nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik, pa u llogaritur dita e publikimit.
Aplikimet dorëzohen në arkivin e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit ose me postë në adresën:
Rugjer Boshkoviq nr. 20, Karposh II, 1000 Shkup. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë (biografi, certifikata, kontrata etj.) ose dokumentet e dorëzuara me vonesë nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.
Personi kontaktues:
Aleksandra Tanevska Milloshevska
Emaili: aleksandram@bro.gov.mk