Koncepti për arsimin e mesëm në gjimnaz

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, ka miratuar Konceptin e ri për arsimin e mesëm në gjimnaz.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Vesna Janevska, ka miratuar Konceptin e ri për arsimin e mesëm në gjimnaz. Koncepti, që synon përmirësimin e arsimit gjimnazor, ruan karakterin e përgjithshëm arsimor përmes një baze të fortë të lëndëve të detyrueshme, ndërsa njëkohësisht prezanton një model të zgjedhshmërisë së strukturuar që u mundëson nxënësve, në segmente të caktuara, të formësojnë profilin e tyre arsimor sipas interesave personale. Modeli mundëson studim më të thelluar të lëndëve të zgjedhura dhe zhvillimin e mendimit kritik, njohurive të zbatueshme dhe kompetencave kyçe, në përputhje me praktikat bashkëkohore evropiane të arsimit gjimnazor.

Gjatë procesit të hartimit të Konceptit, me qëllim përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve të interesuar në përmirësimin e tij, dokumenti para miratimit u vendos dy herë në diskutim publik – në dhjetor të vitit 2024, i cili vazhdoi edhe gjatë vitit 2025, dhe përsëri në shkurt të vitit 2026.