Byroja e Zhvillimit të Arsimit i fton të gjithë palët e interesuar – mësimdhënës, bashkëpunëtorë profesionalë, drejtorë, nxënës, prindër, komunitetin akademik dhe publikun e gjerë – të marrin pjesë në debatin publik për propozimin e ri të konceptit për gjimnaz.
Propozimi i ri është rezultat i një analize gjithëpërfshirëse dhe i integrimit të vërejtjeve, sugjerimeve dhe propozimeve të pranuara gjatë debatit publik të realizuar vitin e kaluar, si dhe nga konsultime shtesë profesionale. Koncepti është avancuar me qëllim të qartësimit të rolit dhe rëndësisë së gjimnazit në sistemin bashkëkohor arsimor.
Koncepti i propozuar ruan karakterin e përgjithshëm arsimor të gjimnazit përmes një baze të fortë të lëndëve të detyrueshme, duke u mundësuar të gjithë nxënësve fitimin e njohurive themelore nga shkencat natyrore, shkencat shoqërore, disiplinat humanistike dhe artet. Njëkohësisht, parashihet një model bashkëkohor dhe në mënyrë pedagogjike i arsyetuar i zgjedhshmërisë së strukturuar, i cili u jep nxënësve mundësinë të formësojnë në mënyrë aktive profilin e tyre arsimor sipas nevojave personale, pa specializim të hershëm dhe të ngushtë.
Vlerë e veçantë e këtij koncepti është mundësia për mësim të vazhdueshëm dhe të thelluar të lëndëve të zgjedhura, duke kontribuar në zhvillimin e të menduarit analitik dhe kritik, njohurive të zbatueshme dhe kompetencave kryesore. Modeli është organizativisht i qëndrueshëm, i zbatueshëm në kontekste të ndryshme shkollore dhe i harmonizuar me praktikat bashkëkohore evropiane të arsimit të mesëm gjimnaz.
I inkurajojmë të gjithë të interesuarit të dërgojnë mendimet, komentet dhe propozimet e tyre, duke pasur parasysh funksionin dhe rëndësinë e përgjithshme të gjimnazit si bazë për arsimim të mëtejshëm dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri, ndërsa jo nga prespektiva e lëndëve të veçanta ose interesave personale.
Të gjitha sugjerimet dhe komentet mund të dërgohen me email në adresën:
javnarasprava@bro.gov.mk
Afati i fundit:28.2.2025