Mr. Millka Trimçevska
DREJTOR
Drejtorja e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit është bartëse e funksionit drejtues, përgjegjëse për punën e ligjshme, profesionale dhe efikase të institucionit.
Të përgjithshme
Drejtori është person përgjegjës drejtues për planifikimin strategjik, organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve të orientuara drejt avancimit të procesit edukativo-arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Brenda kompetencave të saj, drejtorja siguron funksionimin profesional, efikas dhe të ligjshëm të Byrosë, në përputhje me politikat dhe standardet kombëtare të arsimit.
Roli dhe kompetencat
Drejtorja e përfaqëson Byronë e Zhvillimit të Arsimit para institucioneve shtetërore, institucioneve arsimore, organizatave ndërkombëtare dhe publikut të gjerë. Ajo bashkërendit punën e shërbimeve dhe ekipeve profesionale, siguron bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe me pjesëmarrës të tjerë relevantë, si dhe mbikëqyr zbatimin e reformave arsimore dhe të qasjeve inovative në mësimdhënie.
Bashkërendimi dhe veprimi strategjik
Në fushën e bashkërenditjes, drejtorja udhëheq hartimin dhe përmirësimin e planeve dhe programeve mësimore, standardeve e të nxënit, udhëzuesve dhe materialeve të tjera profesionale. Po ashtu, nxit dhe monitoron zbatimin e metodave bashkëkohore pedagogjike dhe didaktike, si dhe zhvillimin profesional të kuadrit mësimor.
Vendimmarrja dhe përparimi i procesit edukativo-arsimor
Drejtorja merr pjesë në vendimmarrjen lidhur me zhvillimin dhe cilësinë e arsimit, propozon masa për përmirësimin e mësimdhënies dhe vlerësimit, si dhe për harmonizimin e sistemit arsimor me trendet evropiane dhe ndërkombëtare të arsimit. Përmes menaxhimit strategjik dhe vlerësimit të vazhdueshëm, drejtorja kontribuon në krijimin e procesit edukativo-arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe bashkëkohor.
Arsimimi
- Master në Menaxhimin e burimeve njerëzore – Universiteti i Turizmit dhe Menaxhimit, Shkup
- Profesoreshë e gjuhës maqedonase me letërsi maqedonase dhe letërsi sllavојugore – Universiteti ”Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM), Fakulteti Filologjik, Shkup