Sektori për hulumtim në arsim

Avancim dhe mbështetje e sistemit arsimor, përmes punës hulumtuese-shkencore

Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë të dhëna objektive dhe analiza që shërbejnë si bazë për krijimin e politikave arsimore efikase

Sektori për hulumtime në arsim është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe realizimin e hulumtimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Qëllimi është të studiohen gjendjet aktuale në arsim dhe të nxitet zbatimi i rezultateve për avancimin e punës edukativo-arsimore.

Misioni ynë është të avancojmë sistemin arsimor përmes hulumtimeve shkencore dhe të dhënave objektive. Punojmë shumë për të siguruar informacione cilësore që u ndihmojnë krijuesve të politikave, mësimdhënësve dhe të gjitha palëve të interesuara të marrin vendime të bazuara në dëshmi. Qëllimi ynë është përsosja e vazhdueshme e procesit arsimor dhe zhvillimi i strategjive të suksesshme për të ardhmen.

Aktivitetet kryesore dhe hulumtimet

Hulumtimet tona përfshijnë një spektër të gjerë temash, nga arsimi parashkollor deri në atë të mesëm. Për momentin, hulumtimi aktual është i orientuar drejt shkrim-leximit financiar në arsimin fillor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të përcaktohet niveli i njohurive të nxënësve dhe të jepen rekomandime për integrimin e kësaj teme në programet mësimore.

Gjithashtu, në pesë vitet e kaluara, sektori ka realizuar një sërë hulumtimesh të rëndësishme:

  • Analiza e reformave në arsimin gjimnazor
  • Analiza e aktiviteteve jashtëmësimore në shkollat fillore
  • Hulumtim për cilësinë e teksteve shkollore dhe besueshmërinë e vlerësimit të teksteve shkollore
  • Hulumtime për mësimdhënësit si faktor për arsimin ndërkulturor dhe analiza e lëndëve zgjedhore të lira.

 

Të gjitha hulumtimet dhe analizat tona janë publikisht të qasshme në formë të raporteve dhe botimeve. Ju inkurajojmë t’i shkarkoni dhe t’i përdorni të dhënat për nevojat tuaja. Në këtë mënyrë, së bashku do të kontribuojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Disponueshmëria e të dhënave

Për të mbështetur transparencën dhe bashkëpunimin, rezultatet nga të gjitha hulumtimet tona të përfunduara janë publikisht të qasshme. I publikojmë në formë të raporteve, analizave dhe botimeve shkencore, të cilat mund t’i shkarkoni drejtpërdrejt nga ueb-faqja jonë. Në këtë mënyrë, kontribuojmë në përmirësimin e të gjithë sistemit arsimor.

Tubime profesionale

Me qëllim të nxitjes së shkëmbimit të njohurive dhe përvojës, sektori organizon diskutime profesionale dhe shkencore, konferenca dhe punëtori për tema aktuale arsimore.

Shënim për bashkëpunim

Mbështetja dhe informatat tuaja kthyese janë të një rëndësie të madhe për ne. Duke punuar së bashku, do të kontribuojmë për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për rritjen e besimit të qytetarëve.

Struktura e sektorit

01

Njësia për hulumtim, zhvillim dhe çështje sistemore

Përgjegjëse për planifikimin dhe realizimin e hulumtimeve zhvillimore dhe vepruese në nivel kombëtar

02

Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar

Koordinim dhe pjesëmarrje në hulumtime globale

Udhëheqës i sektorit