Më 20 nëntor 2023, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në ambientet e kopshtit IPKKF “Orce Nikollov”, objekti “Biserçinja” në Shkup, u mbajt punëtori për edukatoret e çerdheve të Shkupit me temë “Lodrat e fëmijëve – shëndeti dhe siguria e fëmijëve”. Punëtoria është pjesë e aktiviteteve të planifikuara të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit në Programin për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 120/23), e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përpiluar në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 236/22).
Pjesëmarrësve të punëtorisë iu drejtua drejtori i Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, z. Abdulfeta Fetai, i cili theksoi rëndësinë dhe nevojën që konsumatorët të jenë të informuar dhe të marrin njohuritë dhe burimet që u nevojiten për të marrë vendime të informuara.
Në kuadër të punëtorisë, edukatorët u njohën me të drejtat e konsumatorëve të garantuara me ligj, si dhe me procedurën për realizimin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve. Në punëtori, theks i veçantë iu kushtua produkteve të dedikuar për fëmijë – lodrat e fëmijëve, domethënë përdorimi i lodrave në procesin edukativo-arsimor, por edhe në zgjedhjen e duhur të një lodre për fëmijë që nuk kërcënon sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.
Edukatorët që morën pjesë në punëtori do të pajisen me certifikatë për monitorimin dhe pjesëmarrjen në punëtorinë “Lodrat e fëmijëve – shëndeti dhe siguria e fëmijëve”.