REZULTATET E KONKURSIT ARTISTIK PËR FËMIJËT E KOPSHTEVE DHE NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME

Sot në h. Holidej In në Shkup, u shpërblyen pjesëmarrësit fitues të çmimeve të Konkursit artistik për fëmijët nga kopshtet dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të organizuar nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit me rastin e 15 Marsit, Ditës Botërore të së Drejtave të Konsumatorëve, në një manifestim organizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Konkursi artistik u organizua në 4 (katër) kategori:

 

  1. Tema: „DIELLI, ERA DHE UJI – ENERGJIA YNË E GJELBËR“

Të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë fëmijët nga mosha 4 deri në moshën 6 vjeçare  nga  kopshtet  publike.

Gjithsej u pranuan 93 vepra artistike nga 32 kopshte nga vendi.

 

  1. Tema: „ENERGJIA E GJELBËR PËR NJË PLANET TË GJELBËR“

Të drejtë pjesëmarrjeje kishin të gjithë pjesëmarrësit e shkollave fillore (mësimi klasor) – nga klasa I (e pare) deri në klasën V ( e pestë).

Gjithsej u pranuan 145 vepra artistike nga gjithsej 58 shkolla fillore në vend.

  1. Tema: „NE JEMI NJË BREZ I GJELBËR QË SHFRYTËZOJMË ENERGJINË E GJELBËR”

 

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit në arsimin fillor (mësimi lëndor) – nga klasa VI (e gjashta) deri në klasën  IX ( e nëntë).

Gjithsej u pranuan 94 vepra artistike nga 41 shkolla fillore në vend.

 

  1. Tema: „KONSUMI I QËNDRUESHËM DHE ENERGJIA E GJELBËR“

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit në arsimin e mesëm – nga viti I (i parë) deri në vitin IV (të katërt).

U pranuan 30 vepra artistike nga 13 shkolla të mesme nga vendi.

Vendi i parë, i dytë dhe i tretë në secilën kategori shpërblehen veçmas.

Në vegzën e mëposhtme janë të gjithë pjesëmarrësit e shpërblyer në Konkursin artistik.