Në kuadër të projektit Shkollat e shekullit të 21-të, më datë 06.05.2022 u organizuan garat shtetërore në programim me pajisjet mikro bit.
Gara synonte të frymëzonte nxënësit duke programuar pajisjen për të propozuar një zgjidhje për problemet e përditshme në shkollat e tyre dhe mjedisin ku ata jetojnë.
Nga 60 projektet e paraqitura, 15 finalistë u përzgjodhën me zgjidhjet më origjinale të menduara për problemet me të cilat përballen çdo ditë dhe të cilat mund të përdoren në nivel të përgjithshëm.
U prezantuan zgjidhje për një krah robotik të kontrolluar nga distanca që mund të kryejë një sërë aktivitetesh, një zgjidhje për një mjet për lëvizje të sigurt dhe orientim në hapësirë për personat me shikim të dëmtuar, për qëndrimin e duhur të shtyllës kurrizore, për akumulimin dhe përdorimin siç duhet të energjisë nga burimet natyrore dhe të tjera.