Në seancën e 10-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar dhe miratuar Informata për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në anëtarësim të plotë në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit – IHRA.
Një nga temat që po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në punën e IHRA-s është gjenocidi dhe diskriminimi ndaj romëve.
Përkufizimi ligjor i miratuar nga IHRA kundër diskriminimit ndaj romëve u pranua edhe nga vendi ynë duke u anëtarësuar në Aleancën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Në vazhdim po bashkëngjisim dokumentin “PERKUFIZIM LIGJOR-JO DETYRUES I PUNËS DEFINICION I ANTI-CIGANIZMIT/DISKRIMINIMIT KUNDËR ROMËVE”.