» Сектори

Sektori për zhvillimin e sistemit edukativ – arsimor dhe zhvillimin e standardeve, planeve dhe programeve mësimore

Sektori për zhvillimin e sistemit edukativ – arsimor dhe zhvillimin e standardeve në kuadër të kompetencave të veta sa i përket zhvillimit të sistemit edukativ – arsimor, përgatit koncepte për zhvillimin e sistemit arsimor, plane mësimore dhe programe për arsimin parashkollor, të mesëm dhe specialistik, si dhe për arsimin e nxënësve me aftësi të kufizuara arsimore dhe arsimin për të rriturit. Për realizimin e këtij aktiviteti, Sektori përgatit analiza dhe organizon debate në bazë të së cilave i vërteton nevojat e zhvillimit të planeve dhe programeve mësimore dhe dokumentet tjera të kocepteve.

Sa i përket përpilimit të dokumenteve të koncepteve, programeve dhe planeve të reja mësimore, si dhe llojeve tjera të dokumenteve, Sektori realizon konkurse publike për inkuadrimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për përpilimin e tyre. Sektori njëkohësisht, e ndjek realizimin e cilësisë së pëpilimit të dokumenteve të koncepteve, planeve dhe programeve të reja mësimore si dhe llojet tjera të dokumenteve.

Për implementimin e sukseshëm të programeve të reja mësimore dhe ndryshimet tjera në planet mësimore sa i përket mënyrës së planifikimit dhe realizimit të mësimit, Sektori mundëson përkrahje ndaj mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme përmes udhëzimeve didaktike, realizimin e seminarev, llojeve tjera të trajnimeve dhe takimeve profesionale me aktivet e mësimdhënsëve, këshillim dhe vizita në shkolla, si dhe përmes monitorimit në raport me zbatimin e programeve mësimore të përshtatura dhe të përkthyera.

Sektori, gjithashtu, ngërthen edhe aktivitetet tjera të cilat kontribuojnë për zhvillimin e arsimit edhe atë:
– pjesëmarrje në projektet hulumtuese dhe aksionare i cili realizim është në vijim;
– pjesëmarrje në aktivitetet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve;
– ndihmë dhe përkrahje ndaj punës së këshilltarëve të sektorëve tjerë;
– pjesëmarrje në komisionet dhe trupat punues në kuadër të Byrosë apo si përfaqësues të Byrosë në institucionet tjera;
– vizita individuale të punës apo pjesëmarrje në seminare në shtetet tjera;
– realizimi i intervistës me kandidatët për drejtorë të shkollave;
– korrespondenca me shkollat, kopshtet dhe institucionet tjera;
– bashkëpunimi me njësitë e vetëqeverisjes lokale në pjesën e arsimit.

Me realizimin e aktiviteteve të theksuara Sektori për zhvillimin e sistemit edukativ- arsimor dhe zhvillimi i standardeve, planeve mësimore dhe programeve merr pjesë në mënyrë aktive në përparimin e sistemit edukativ – arsimor në Republikën e Maqedonisë.

 

Sektori i zhvillimit profesional i kuadrit edukativo – arsimor dhe puna profesionale këshillëdhënëse

Sektori i zhvillimit profesional i kuadrit edukativo – arsimor dhe puna profesionale – këshillëdhënëse veprimtarinë e tij e realizon përmes:
– Njësisë së zhvillimit profesional të kuadrit edukativo arsimor dhe
– Njësisë për punën këshilldhënëse profesionale.

Byroja e zhvillimit të arsimit përmes Njësisë për zhvillim profesional të kuadrit edukativo – arsimor përpunon analiza dhe në bazë të të njejtave i përcakton nevojat e zhvillimit profesional të kuadrit edukativo – arsimor, organizon debate tematike në lidhje me zhvillimit profesional të kuadrit edukativo – arsimor, përpilon plan afatgjatë për nevojat e trajnimit të kuadrit edukativo -arsimor, përpilon plan afatgjat dhe vjetor të aktiviteteve për trajnim të kuadrit edukativo – arsimor, bën prështatjen e planeve dhe kërkesës së aktiviteteve për trajnim të kuadrit edukativo – arsimor, i realizon veprimet e akreditimit për sigurinë e shërbimeve lidhur me realizimin e programit për trajnim të kuadrit edukativo arsimor.

Njëkohësisht, Byroja bën kontrata me institucionet e akredituara, institucionet dhe personat tjerë juridik për realizimin e trajnimeve të kuadrit edukativo – arsimor në shkollat fillore dhe të mesme dhe njëherit e përcjell kryerjen e shërbimeve të institucioneve të akredituara, institucionet dhe personat tjerë juridik, sa i përket cilësisë dhe kryerjes sipas afateve të caktuara. Siguron cilësi përmes evaluimit të programeve për trajnim të kuadrit në institucionet edukative – arsimore në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror të arsimit dhe jep informata për mbykqyrjet e konstatuara nga zhvillimi profesional i kuadrit udhëheqës dhe edukativo – arsimor në shkollat dhe institucione tjera.

Byroja e zhvillimit të arsimit përveç aktiviteteve të lartpërmendura përmes Njësisë për punën këshilluese – profesionale jep ndihmë këshilldhënëse – profesionale në shkollë për ndryshimet konceptuale dhe sistematike në sistemin edukativo – arsimor, jep këshilla profesionale për vetëevaluimin e shkollës dhe përpilimin e planeve zhvillimore, i koordinon aktivitetet bashkë me ekipin udhëheqës të shkollës. Jep ndihmë këshilldhënëse për përpilimin dhe realizimin e planeve aksionare për masat që duhet të merren pas evaluimit të mbaruar integral propozon standarde për sistemin mentor të kuadrit edukativo – arsimor dhe jep ndihmë të rregullt profesionale në shkollat për përpilimin dhe realizimin e projekteve shkollore në pajtim me planet zhvillimore. Byroja kryen punë të rregullta këshilldhënëse për mësimdhënësit dhe edukatorët në lidhje me mësimin e lëndëve të përgjithshme arsimore dhe njësitë mësimore, si dhe për përcjelljen, kontrollin dhe vlerësimin e nxënësve. Njëkohësisht, jep ndihmë profesionale të shkollave në punën me nxënësit e talentuar dhe ata me prirje dhe propozon masa për përkrahjen e tyre, jep udhëzime në shkolla për përdorimin e resurseve profesionale në nivelin shtetëror dhe ndërkombëtar, kryen punë instruktive të mentorit dhe jep ndihmë intervente për kuadrin edukativo – arsimor, zhvillon program për përmirësimin e cilësisë së mësimit në shkollë në bazë të raportit të evalucionit të realizuar integral nga ISHA, përpilon propozim – masa për përmirësimin e cilësisë në mësim dhe vlerësimin e mësimdhënësve.

Me realizimin e aktiviteteve të theksuara të Sektorit për zhvillim profesional të kuadrit edukativo – arsimor dhe punën këshillëdhënëse – profesionale merr pjesë aktive në përparimin e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë.

 

Sektori për hulumtim në arsim

Sektori për hulumtim në arsim kryen dhe organizon hulumtime në fushën e arsimit. Byroja e zhvillimit të arsimit përmes Sektorit për hulumtim bën studim, realizon hulumtime zhvillimore dhe aksionare që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe përparimin e punës edukative – arsimore, përpilon plane vjetore për zhvillimin e hulumtimit, e organizon dhe koordinon punën e ekipeve profesionale të cilët punojnë në hulumtimin zhvillimor, e përcjell realizimin e hulumtimit dhe i informon shkollat dhe institucionet tjera, organizon debate profesionale dhe shkencore për hulumtimin e temave aktuale dhe problemeve te ne dhe në vendet tjera, e inkurajon zbatimin e rezultateve nga hulumtimi në fushën e arsimit.

Sektori i hulumtimit në arsim ka dy njësi:
– Njësia për hulumtim, zhvillim dhe çështje sistematike
– Njësia për bashkëpunim ndërkombëtar.

 

Sektori i veprimtarisë botuese

Sektori i veprimtarisë botuese në Byronë e zhvillimit të arsimit përbëhet prej dy njësive: njësia e veprimtarisë botuese dhe dokumentacioni pedagogjik si dhe njësia për zhvillimin e përmbajtjeve digjitale dhe kurset online.

Njësia e veprimtarisë botuese dhe dokumentacioni pedagogjik secilin vit mbledh të dhëna nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë për numrin e nxënësve dhe numrin e paraleleve sipas gjuhës në të cilën realizohet mësimi. Bazuar në të dhënat e fituara që rregullisht azhurnohen, ndërsa në bazë të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik për arsimin fillor si dhe mënyra e udhëheqjes së tij dhe Rregullorja për mënyrën e udhëheqjes, formën dhe përmbajtjen e evidencës pedagogjike dhe evidencën për shkollat e mesme përpilohen Plani botues i Byrosë së zhvillimit të arsimit dhe planet për shpërndarjen e evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik për arsimin fillor dhe të mesëm.

Veprimtaria botuese realizohet edhe përmes botimit të programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm, udhëzimeve didaktike – metodike për mësim, doracakëve për planifikimin dhe përpilimin e mësimit, koleksione fjalësh nga seminaret dhe këshillimet, analizave për zhvillimin e arsimit, doracakëve të cilët janë në funksion të programeve mësimore, publikimieve monografike, revistave shkencore – profesionale, praktikumeve dhe mënyrave tjera, veprave profesionale që kanë për funksionim avancimin, modernizimin dhe zhvillimin e arsimit dhe dukimit. Përmbajtja e publikimeve është caktuar me programin vjetor për punën e Byrosë.

Njësia për zhvillimin e përmbajtjeve digjitale dhe kurset online i realizon aktivitetet që vijojnë:
– përzgjedhja e përmbajtjeve adekuate digjitale, hartimi i tyre, adaptimi, përkthimi dhe parashtrimi i tyre në ueb portalin përkatës;
– përpilimi, grupimi, përdorimi i përmbajtjeve digjitale në arsimin fillor dhe të mesëm;
– evaluimi i zbatimit të përmbajtjeve digjitale me qëllim përmirësimin e tyre;
– krijimi i kurseve të drejtpërdrejtë (online) dhe organizimi i përkrahjes profesionale të këshilltarëve tjerë për realizimin e kurseve online;
– azhurnimi i ueb – faqes së BZHA me të dhënat për organizimin dhe realizimin e kurseve online si dhe për përmbajtjet e zhvilluara digjitale;
– realizimi i redaktimit gjuhësor, lekturë dhe korrekturë e materialeve profesionale dhe materialeve të tjera në botimin e Byrosë;
– mirëmbajtja e sistemit të informatave dhe zhvillimit të rrjetit kompjuterik.

 

Sektori për përcjelljen dhe evaluimin e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve

Sektori për përcjelljen dhe evaluimin e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve organizon dhe bën hulumtime për përcjelljen dhe evaluimin e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve, zhvillon mënyra bashkëkohore didaktike dhe procedurat për përcjelljen e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve, realizon vlerësime eksterne të jashtëzakonshme të arritjeve të nxënësve, bën përgatitjen dhe siguron përkrahjen e procesit të vetëevaluimit të shkollave, si dhe përkrahjen gjatë realizimit të maturës shtetërore. Gjithashtu, në bashkëpunim me Qendrën shtetërore të provimeve siguron përkrahjen dhe testimin ndërkombëtar PISA, TIMSS dhe PIRLS.

Në përbërjen e Sektorit për përcjelljen dhe evaluimin e arritjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve përveç njësisë së njëjtë janë edhe njësitë rajonale të Byrosë së zhvillimit të arsimit në Tetovë, Gostivar, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Kumanovë, Shtip, Koçan, Dellçevë, Berovë dhe Strumicë.