Më 11 dhe 12 shtator 2025, këshilltarët nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit morën pjesë në dy trajnime të rëndësishme:
“Zbatimi i mjeteve digjitale për mësimdhënie interaktive dhe të personalizuar”
“Nxitja e një mënyre të qëndrueshme të të menduarit te nxënësit për zgjidhjen e sfidave globale mjedisore”
Këto programe hapin rrugën drejt një mësimdhënieje moderne dhe kreative, e cila i mbështet mësimdhënësit në zhvillimin e kompetencave digjitale dhe ndërgjegjësimit mjedisor te të rinjtë.
Trajnimi për aftësi digjitale tashmë është realizuar me sukses, ndërsa programi i dytë – për të menduarit e qëndrueshëm – është në zhvillim dhe do të realizohet deri në fund të muajit tetor.
Pas përfundimit të trajnimeve, këshilltarët do të vizitojnë shkollat dhe do të ndjekin zbatimin e njohurive dhe aftësive të fituara, duke ofruar mbështetje për mësimdhënësit dhe përmirësim të praktikës mësimore.
Këto trajnime janë të akredituara, me përparësi dhe pjesë e Programit vjetor për zhvillimin profesional të mësimdhënësve për vitin 2025, me ç’rast sigurohet zhvillim profesional i vazhdueshëm dhe cilësi në arsimin e mesëm.