Delegacioni maqedonas në takim rajonal për programet parandaluese

Një delegacion nga Republika e Maqedonisë, i përbërë nga përfaqësues të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i udhëhequr nga drejtoresha e Byrosë, znj. Milka Trimçevska, mori pjesë në takimin rajonal “Programet Lions Questndërtimi i shkollave më të sigurta përmes zbatimit të vazhdueshëm të programeve parandaluese”, i cili u mbajt më 15 dhe 16 shtator 2025 në hotelin Termag, Jahorinë, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në shtetin tonë do të realizohet një nga tre programet parandaluese – “Aftësi për adoleshencë”, i cili bashkon shkollat dhe komunitetin në drejtim të ndërtimit të të rinjve të aftë, të shëndetshëm dhe përgjegjës. Programi është i destinuar për nxënës të moshës nga 10 deri në 14 vjeç dhe do të realizohet përmes trajnimeve për mësimdhënësit, punëtorive interaktive dhe aktiviteteve praktike.

Programi “Aftësi për adoleshencë” është një program i bazuar në shkencë, i cili nxit të nxënit socio-emocional, parandalon dhunën dhe abuzimin me substanca psikoaktive dhe kontribuon në ndërtimin e vlerave qytetare. Në periudhën e ardhshme është planifikuar pilotimi i programit dhe zgjerimi i aktiviteteve në një numër më të madh shkollash, si dhe forcimi i kapaciteteve të mësimdhënësve, me qëllim të sigurimit të një ndikimi afatgjatë dhe përmirësimit të procesit edukativo-arsimor, në përputhje me praktikat moderne evropiane dhe standardet ndërkombëtare të OBSH-së dhe ZKBDK-së për parandalim.