Seminar për mësimdhënës

Gjatë periudhës nga 25 deri më 29 gusht në Tetovë u mbajt Seminari për zhvillim profesional të mësuesve nga vendi ynë me temë “Zhvillim inovativ në arsim”, në të cilin morën pjesë edhe këshilltarë nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

Seminari u organizua nga Ministria e Arsimit Kombëtar e Republikës së Turqisë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin disa ligjërata dhe trajnime mbi tema të ndryshme që lidhen me arsimin, qëndrueshmërinë psikologjike të mësuesit, motivimin e nxënësve përmes proceseve në nënvetëdije, etikën në mësimdhënie, menaxhimin efektiv të klasës, nxënësit e gjeneratës së re, qasjet bashkëkohore mësimore etj., nga profesorë të njohur nga Republika e Turqisë. Në seminar u përfshinë ligjërata teorike dhe trajnime praktike. Në fund, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata.