PUNËTORIA “LODRAT E FËMIJËVE – SHËNDETI DHE SIGURIA E FËMIJËVE”

Më 10 dhjetor 2024, në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, në hapësirat e IPKKF “Angell Shajçe’’ – objekti “Pçellka’’ në Kumanovë u realizua punëtori për mësuesit e kopshteve nga rajoni planor Verilindor me temën “Lodrat e fëmijëve – shëndeti dhe siguria e fëmijëve”. Punëtoria është pjesë e aktiviteteve të planifikuara të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit në Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 32/24), e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përgatitur në përputhje me nenin 170 dhe nenin 171 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 236/22)

Në punëtori morën pjesë gjithsej 42 përfaqësues nga katër kopshte nga rajoni planor Verilindor, nga të cilët 38 edukatorë dhe 4 drejtore kopshtesh të fëmijëve.

Pjesëmarrësit e punëtorisë u njohën me të drejtat e konsumatorëve, të cilat garantohen me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe me sigurinë e përgjithshme të produkteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua fëmijëve të cilët, si kategoria më e cenueshme, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut gjatë përdorimit të produkteve – lodrave për fëmijë. Duke pasur këtë parasysh, punëtoria, e cila ishte interaktive, theksoi rolin e lodrave të fëmijëve në procesin edukativo-arsimor, por edhe rëndësinë e zgjedhjes së duhur të lodrës së fëmijës që nuk rrezikon sigurinë dhe shëndetin e fëmijës.