Më datë 01.12.2021, u mbajt takimi ndërmjet Drejtorit të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit z Zeqirija Hasipit dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes znj. Deborah Koner. Qëllimi i takimit ishte ndarja e planeve dhe aktiviteteve të Korpusit të Paqes gjatë pandemisë, si dhe diskutimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm në periudhën e ardhshme. Korpusi i Paqes e njoftoi drejtorin z. Hasipi për trajnimet virtuale për zhvillimin profesional të mësimdhënësve të gjuhës angleze të organizuara dhe zbatuara nga Korpusi i Paqes, si dhe mundësinë e mbështetjes profesionale nga distanca të mësimdhënëve të gjuhës angleze nga Programi për zhvillimin e mësimit të gjuhës angleze.
© All Rights Reserved.
Developed by iVote