Punë shoqërore – humanitare në arsimin fillor

Në procesin e zbatimit të aktivitetit të ri Punë shoqërore–humanitare në arsimin fillor, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, si institucion përgjegjës për përparimin e procesit edukativ-arsimor,  hartoi dhe propozoi planin e ri mësimor për klasën e shtatë, me të cilin ky aktivitet është integruar që nga ky vit shkollor, si dhe trajnimet përkatëse për mësimdhënësit për realizimin e tij cilësor në shkolla. Duke ndjekur udhëzimet e planit të ri mësimor, nxënësit e klasës së shtatë të SHFK ”Vëllezërit Milladinovci” në Kumanovë filluan me realizimin e këtij aktiviteti të ri. Më 3 dhjetor ata organizuan dy punëtori kreative dhe humanitare, të zhvilluara në bashkëpunim me qendrën ditore për persona me aftësi të kufizuara ”Poraka Naša” dhe organizatën joqeveritare ”Let’s Spread Love”.

Në punëtorinë e parë nxënësit përgatitën kartolina të Vitit të Ri, me të cilat do t’i gëzojnë përdoruesit e Shtëpisë së të moshuarve ”Zafir Sajto” në Kumanovë. Punëtoria e dytë ishte kushtuar për përgatitjen e paketave të Vitit të Ri, të cilat do t’u dhurohen përdoruesve të qendrës ditore ”Poraka Naša”.

Këto aktivitete paraqesin një shembull të mrekullueshëm të kultivimit të solidaritetit, empatisë dhe përgjegjësisë shoqërore te nxënësit, në frymën e synimeve bashkëkohore edukative–arsimore të mbështetura nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit.