EDUKIM DHE KËSHILLIM – NJOHJA ME DISPOZITAT E LIGJIT PËR MBROJTJE TË KONSUMATORËVE

Më 27 nëntor 2025, në hapësirat e Komunës së Shtipit në Shtip, u mbajt një punëtori për mësimdhënësit e shkollave të mesme nga Shtipi, Koçani, Probishtipi, Maqedonska Kamenica, Dellçeva, Berova, Vinica, Shën Nikolla dhe Radovishi, me temë “Edukimi dhe këshillimi – njohja me dispozitat e Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorëve”. Punëtoria është pjesë e aktiviteteve të planifikuara të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit në Programin për mbrojtje të konsumatorëve për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 24/25), e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përgatitur në përputhje me Ligjin për Mbrojtje të Konsumatorëve (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 236/22).
Qëllimi i punëtorisë është arritja e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nevojshme për zgjedhjen e drejtë dhe të sigurt të produkteve dhe shërbimeve, si dhe arritja e njohurive për të drejtat dhe detyrimet themelore të konsumatorëve dhe mënyrat për realizimin e tyre.